Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Verjon të Njësisë Administrative Nikël, në Fushë Krujë, ku një person është gjetur i pajetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Trupi i tij u gjet përmbys në vendin e ngjarjes.
Viktima është identifikuar si Artur Çangu, i cili dyshohet se është qëlluar për vdekje në rrethana ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, si autor i dyshuar i krimit përmendet shtetasi Eduart Afmataj.
Deri tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, po policia vendore thotë se krimi ka ndodhur për motive të dobëta. Shërbimet e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të dyshuar, i cili është shpallur në kërkim.


