Zbulohet baza e armëve në Tiranë, arrestohet e moshuara

Date:

Share post:

Një bazë e dyshuar armatimi është zbuluar në Tiranë, ndërsa një 66-vjeçare ka përfunduar në pranga dhe djali i saj është shpallur në kërkim nga policia.

Operacioni i koduar “Picalla”, i zhvilluar nga Policia në fshatin Picallë, çoi në goditjen e një ambienti që dyshohet se shërbente për furnizimin e grupeve kriminale me armë dhe municione. Sipas autoriteteve, posedues i dyshuar i kësaj baze është shtetasi Oltjan Qershori, 41 vjeç, i cili aktualisht është në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestroi një arsenal të konsiderueshëm armësh dhe materialesh të rrezikshme. Mes tyre u gjetën: 9 armë zjarri (5 automatik, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), 1 armë gjahu, silenciator, uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të Policisë, rreth 900 fishekë luftarakë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Në të njëjtin ambient, efektivët zbuluan edhe uniforma dhe pajisje të ngjashme me ato të policisë, duke ngritur dyshime për përdorimin e tyre të mundshëm në aktivitete kriminale.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 66 vjeçe, ndërsa hetimet vijojnë për kapjen e djalit të saj dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal.

Ndërkohë, armët dhe materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...