Mijëra vende pune dhe miliarda dollarë të gjeneruara, Kosto dhe fitime të SHBA nga “Artemis” i NASA-s

Date:

Share post:

NASA ka publikuar mëngjesin e sotëm fotografitë dhe videot që tregojnë uljen historike të ekuipazhit të Artemis II në Tokë.

“Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, thotë NASA, pas kthimit të ekuipazhit.

Programi hënor Artemis i NASA-s ndërkaq u përball me rritje të konsiderueshme kostosh.
Katër vite më parë, agjencia vlerësonte se shpenzimet për periudhën 2012–2025 do të arrinin në rreth 93 miliardë dollarë, por auditimet e fundit tregojnë se këto kosto janë rritur më tej.

Megjithëse programi u shpall zyrtarisht në vitin 2017, zhvillimi i raketës kishte nisur vite më parë. Ndërkohë, përfitimet ekonomike nga shfrytëzimi i burimeve në Hënë mbeten ende afatgjata dhe të pasigurta.

Sipas NASA-s, programi aktual sjell ndikim të rëndësishëm në ekonominë amerikane, duke mbështetur rreth 20,000 vende pune dhe duke gjeneruar rreth 75.6 miliardë dollarë aktivitet ekonomik.

Një tjetër argument në favor të programit është konkurrenca ndërkombëtare. Në një seancë dëgjimore të vitit 2024, Frank Lucas theksoi se SHBA-të nuk janë vendi i vetëm që synon kthimin në Hënë, duke përmendur ambicien e Partisë Komuniste Kineze për të dërguar astronautë në sipërfaqen hënore deri në vitin 2030.

Sipas tij, vendi që do të arrijë i pari në Hënë do të ketë mundësinë të vendosë standardet për mënyrën se si do të zhvillohen aktivitetet e ardhshme atje qoftë me transparencë, apo në mënyrë më të kufizuar.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj i dosjes AKSHI

Autoritetet franceze kanë arrestuar Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim nga SPAK, për aferat me AKSHI, konfirmon policia...

“Vrasësi i heshtur”! Në Shqipëri 3500 persona marrin mjekim për Hepatit B, vaksina e eliminoi te fëmijët

Në Shqipëri, 3500 persona marrin mjekim për hepatitin B, i shkaktuar nga një virus që dëmton mëlçinë. Me...

Aksident në Korçë, makina përplas nënën me fëmijën në karrocë teksa kalonte rrugën

Një aksident është regjistruar mesditën e kësaj të marte në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, në...

Skemë mashtrimi për t’iu vjedhur llogaritë në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar ndaj tentativave për marrjen e aksesit në...