Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Date:

Share post:

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademaj.
Murseli ka mohuar akuzat, sipas medias, duke thënë se nuk e ka organizuar ai vrasjen e Liridonës dhe as nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

“Gjatë këtyre viteve jam akuzuar për një krim shumë të rëndë të cilin nuk e kam kryer, unë nuk kam organizuar kurrfarë vrasje, nuk kam marrë pjesë në vrasje, nuk e kam pa vrasjen, as unë, as fëmija. Në momentin e vrasjes jemi qenë duke ikë, këtë e tregon edhe Leonard Ademaj në polici, por edhe në media. Unë e fëmijët kemi vrapuar nga makina. Pastaj, në këtë proces gjyqësor, pa të drejtë është përmendur edhe Behgjet Pacolli i cili fare nuk ka lidhje me këtë rast dhe padrejtësisht i është përmendur emri dhe kisha të nevojshme të sqaroj se ndjej keqardhje sa herë është përmendur emri i tij, sepse është e padrejtë. I nderuar trup gjykues ju do të merrni vendim së shpejti, ne kemi propozuar një CD ku shihet komunikimi im me fëmijët, ndryshe nuk do e propozonim dhe e vetmja arsye pse nuk kam komunikim të rregullt është sepse jam në masën e paraburgimit e jo pse nuk duan fëmijët. Është shumë e ulët të citohen rrejshëm. Natën e vrasjes ia dorëzova fëmijët familjes Ademaj, po të fshihja diçka nuk e kisha këtë guxim. Në natën e vrasjes fëmijët e mi janë intervistuar në polici, një polic pyet se a po deklarojnë kështu dhe ata thonë po. Një ditë pas, isha në prokurori, te prokurori. Besa Limani aty e shihni cka kanë deklaruar fëmijët.

Ju betohem, Naim Murseli nuk ka qenë në veturë, Naim murseli nuk ka paguar për vrasjen. Kjo është e vërteta. Pa të drejtë jam akuzuar e targetuar, nga mediat, nga kjo sallë por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Kaq kisha i nderuar trup gjykues ju do të vendosni fatin tim, fatin e fëmijëve të mi. Ju vlerësoni faktet e provat dhe nga ju pres vetëm një dënim të drejtë. Pres nga ju që vërtet të ketë drejtësi për Liridonën, sepse për këtë jemi këtu. Liridona meriton drejtësi të plotë, por të keni parasysh që integriteti juaj të jetë në nivelin më të lartë.”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...