SPAK jep pretencën për Evis Berberin

Date:

Share post:

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë detyrës, korrupsionit pasiv dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Këtij dënimi i ulet në 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar si dhe pesë vite mos ushtrim funksionesh publike.

Po ashtu kërkohet konfiskim i parave të gjetura, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milionë lekë të rinj si dhe pasuritë e tij.

Për Gentian Gjylin, po ashtu ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, SPAK kërkon 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Për Erald Elezin, ish-drejtor i KESH, SPAK kërkoi dënimin me 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera, që ulet me 1/3, si dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Po ashtu, prokurori i SPAK, Dritan Prençi, lexoi konkluzionet përfundimtare edhe për 20 të pandehurit e tjerë të kësaj dosjeje.

Akuzat nga SPAK

Sipas SPAK, Berberi në cilësinë e kreut të dy institucioneve shtetërore, ka kërkuar dhe përfituar shuma të konsiderueshme parash nga një shoqëri e cila ka qenë fituese e tenderave në këto ente publike. Për të mundësuar marrjen e rryshfetit ka përdorur një mënyrë të tërthortë, ku shoqëria fituese e tenderave të institucioneve që ai drejtonte, i transferonte paratë në një shoqëri tjetër të kontrolluar prej tij.

Së bashku me Berberin në pranga u vendosën edhe Valter Begaj, pronari komanisë që përfitonte tenderat dhe njëkohësisht ortak i shoqërisë së zotëruar indirekt nga ana e Berberit, si dhe Ervis Lame, administratori i shoqërisë së Berberit dhe punonjës në shoqërinë e Begajt.

Sipas SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak Valter Begaj dhe administrator Ervis Lamen, shoqëri e kontrolluar prej Berberit. Por ashtu, janë sekuestruar pasuritë e blera nga kjo shoqëri, pesë ngastra toke të llojit “arë” në Mangull të Tiranës me sipërfaqe totale 34 mijë e 235 m2. Në njoftim sqarohet se “sekuestro preventive” është vendosur vetëm mbi pjesët takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 7 automjete.

Në procedurat e prokurimi, Berberi akuzohet se ka vepruar në bashkëpunim me zyrtarët e tjerë, të pandehurit Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...