U dyshua si vdekje natyrale, zbardhet ngjarja në Durrës/ Pranga 42-vjeçarit

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Durrës, që fillimisht u dyshua si vdekje për shkaqe natyrale, është zbardhur nga Policia pas hetimeve intensive, duke çuar në arrestimin e një 42-vjeçari.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës nisën verifikimet pas humbjes së jetës së shtetasit Sajmir Markja, 59 vjeç, për të cilin paraprakisht u raportua se kishte ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Por, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ngjarja kishte një tjetër dinamikë. Më datë 13 prill 2026, në lagjen nr. 18 të qytetit, 42-vjeçari Gentian Kraja është konfliktuar me 59-vjeçarin për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, ai e ka goditur me grushte, duke bërë që viktima të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet në asfalt.

Si pasojë e rënies dhe dëmtimeve të marra, 59-vjeçari ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka ndaluar shtetasin Gentian Kraja, 42 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...

Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një "udhërrëfyes të detajuar" për zbatimin e...