Ulet çmimi i naftës nën 200 lekë/litri, Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës

Date:

Share post:

Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në vend.
Në mbledhjen e zhvilluar më 18 prill 2026, Bordi përcaktoi që çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standardi SSH EN 590) të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë të mos kalojë 185 lekë/litër.

Po ashtu, për benzinën, çmimi maksimal në shitje me pakicë është vendosur në 172 lekë/litër, ndërsa në shumicë në 160 lekë/litër.

Sipas njoftimit zyrtar, këto çmime kanë hyrë në fuqi menjëherë, sot në orën 10:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në vendimin e radhës të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e tregut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë me rigorozitet këtë vendim, duke paralajmëruar masa të forta në rast shkeljesh, deri në pezullim të aktivitetit.

Në sqarimin shoqërues theksohet si zakonisht se, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës për karburantet në këtë rast do të zbatohet i plotë (100%), pasi çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar prej 220 lekë/litër për naftën dhe 200 lekë/litër për benzinën.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...