Ndërron jetë në spitalin e Fierit një i dënuar me 10 vite burg

Date:

Share post:

Një i dënuar ka humbur jetën në rrethana shëndetësore të përkeqësuara, pasi u transportua me urgjencë në spital.
Shtetasi Luan Bundo, i datëlindjes 01.07.1957, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar me 10 vite burg për “dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “mashtrim”, ka ndërruar jetë mëngjesin e 22 prillit 2026.

Mësohet se 68-vjeçarit i kishte mbetur për të vuajtur edhe 5 vite dënim dhe vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, mes tyre paraparezë inferiore, hipokalemi e rëndë, sëmundje ishemike të zemrës, hipertension arterial, aritmi, kardiomiopati hipertensive dhe diabet mellitus.

Sipas të dhënave nga drejtoria e burgjeve, ai është konstatuar me probleme shëndetësore në ambientet e institucionit ku vuante dënimin, ku fillimisht i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Fierit.

Rreth orës 08:20, mjekët kanë konfirmuar vdekjen e tij, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një arrest kardiak.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...

Dhunoi bashkëshorten për vdekje, arrestohet pas 4 vitesh 38-vjeçari

Pas më shumë se katër vitesh, është vënë në pranga 38-vjeçari i akuzuar për vdekjen e bashkëshortes së...

Zjarri shkrumbon magazinën në Gjirokastër, shpëtojnë pallatet pranë saj

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu natën e kaluar një magazinë në Gjirokastër, duke e shkrumbuar plotësisht....