Vrasja në Memaliaj, në kërkim edhe vëllai i autorit të dyshuar; dyshohet arratisje jashtë kufirit

Date:

Share post:

Marrin zhvillim të ri hetimet për vrasjen e ndodhur në Memaliaj, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Endri Goxhaj. Pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar Donaldo Nela, policia ka vënë në ndjekje edhe vëllain e tij, Mario Nela, i dyshuar se ka ndihmuar në largimin e tij pas krimit.

Sipas burimeve hetimore, dy vëllezërit dyshohet se janë arratisur drejt Greqisë, ndërsa strukturat ligjzbatuese po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Dyshimet janë se Mario Nela ka luajtur rol në largimin nga vendngjarja dhe mund të ketë ndihmuar autorin e dyshuar të shmangë ndjekjen e policisë, çka ka sjellë zgjerimin e hetimeve edhe ndaj personave që mund të kenë favorizuar arratisjen.

Nga ngjarja e një nate më parë humbi jetën Endri Goxhaj, ndërsa mbeti i plagosur edhe vëllai tjetër i autorit të dyshuar, i cili sipas burimeve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesit po verifikojnë tashmë jo vetëm dinamikën e përplasjes që çoi në krim, por edhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë, në një dosje që po zgjerohet përtej autorit të dyshuar fillestar. Ndërsa kërkimet janë shtrirë edhe në vendin fqinj, pista e arratisjes drejt Greqisë mbetet aktualisht një nga pistat kryesore të hetimit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...

Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet...

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...