Tragjedia në Shkodër, 27-vjeçarja humbi jetën nga hemoragjia pas lindjes

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës, ku një 27-vjeçare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj.

E reja, shtetasja M.S., kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Apeli për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe media, duke nxitur reagim të menjëhershëm nga dhjetëra qytetarë që u mobilizuan për të dhuruar gjak.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.

Ngjarja ka prekur thellë opinionin publik, jo vetëm për fundin tragjik, por edhe për kontrastin e dhimbshëm mes ardhjes në jetë të dy foshnjave dhe humbjes së nënës së tyre vetëm pak orë më pas.

Rasti ka rikthyer në vëmendje edhe rëndësinë jetike të dhurimit vullnetar të gjakut, ndërsa familja e së resë përballet me humbjen e madhe.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sekuestrohen 41 kg kokainë nga Brazili në Durrës, fshihej në kontejnerin me mish pule

Një tjetër ngarkesë kokaine është tentuar të futet në Shqipëri përmes Portit të Durrësit, por kontrolli i policisë...

Plagosi me drapër vjehrrin e ish bashkëjetueses, arrestohet autori

Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet...

Aksident në Peqin, makina përplas për vdekje të moshuarin 

Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Bradashesh-Peqin, pranë...

Tiranë/ Dha alarm fals për bombë në shkollën ‘Edit Durham’, arrestohet autori

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën "Edit...