Mbërrijnë dy kroçierat e para të sezonit turistik në Durrës

Date:

Share post:

Në Portin e Durrësit kanë mbërritur sot dy kroçierat e para të këtij sezoni, duke shënuar kështu edhe hapjen e sezonit turistik detar në brigjet e Durrësit.

Dy vizitoret besnike, anijet turistike “MONET” dhe “LA BELLE DE L’ADRIATIQUE”, kanë sjellë në Durrës turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të vizitojnë qytetin dhe sitet turistike përreth.

Kroçera “LA BELLE DE L’ADRIATIQUE”, me flamur belg, mbërriti rreth mesditës së sotme me 95 pasagjerë dhe 49 anëtarë ekuipazhi në bord. Me një gjatësi prej 110.65 metrash dhe gjerësi 11.09 metra, ajo vjen nga porti grek i Igumenicës dhe, pas ndalesës njëditore në vendin tonë, do të vijojë itinerarin drejt Dubrovnikut, Kroaci.

Ndërkohë, kroçera “MONET”, e cila lundron nën flamurin e Saint Vincent & Grenadines, mbërriti në orët e para të mëngjesit me 48 turistë dhe 29 anëtarë ekuipazhi në bord. Me gjatësi 68.10 metra dhe gjerësi 10.10 metra, kjo anije mbërriti në portin më të madh të vendit pas ndalesës në Kotor, Mali i Zi, për të vijuar më tej itinerarin drejt Vlorës.

Durrësi konfirmon edhe një herë pozitën e tij si një prej ndalesave të përzgjedhura në hartën e turizmit detar mesdhetar, duke mirëpritur anije turistike që përfshijnë Shqipërinë në itineraret e tyre ndërkombëtare dhe duke forcuar rolin e tij si portë hyrëse për vizitorët e huaj.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...