Aksident i rëndë në aksin Lushnje-Fier, një i ri në gjendje kritike

Date:

Share post:

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Fier, duke lënë të plagosur rëndë një 28-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25, kur shtetasi me iniciale Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga Anxhelo Tare, 28 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...

Arrestohen dy persona nën dyshime për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë...