Sherr në Pazarin e Korçës, tre veta përfundojnë në spital

Date:

Share post:

Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm tek Pazari i Vjetër i Korçës, ku tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri që degradoi në përdorimin e mjeteve të forta dhe thikës.

Sipas informacioneve paraprake, në konflikt janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe vëllezërit e tyre. Fillimisht, përplasja ka nisur si debat verbal mes tyre, por situata është përshkallëzuar shpejt në dhunë fizike.

Në sherr e sipër, njëri prej të përfshirëve dyshohet se ka marrë një thikë duke plagosur një nga personat e tjerë, duke e goditur në këmbë. Dy të dëmtuarit e tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta si pasojë e goditjeve gjatë konfliktit.

Tre personat me dëmtime u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal të Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nis viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do...

Roskovec/ Plagosi me çekiç ish-vjehrrin, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas burimeve daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar...

“Ule muzikën!”/ Përplasja me armë në Athinë, del në skenë si autor Alket Rizai

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa identifikimi i Rizait u bë pas analizimit...

Dasma luksoze në Durrës/ Djali i Nar Kokës i dha fund beqarisë këtë fundjavë

Ron Koka, i njohur si djali i biznesmenit Leonard (Nar) Koka dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka, i...