Shpërthim në autostradën Durrës-Tiranë: Dy të lënduar nga flakët në pikën e karburantit të Gega Oil

Date:

Share post:

Një autobot karburanti ka shpërthyer në flakë në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë, duke lënduar dy persona. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, kur automjeti që transportonte karburant u përfshi nga flakët.

Policia bën me dije se të lënduarit janë Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz, dhe E.P., rreth 35 vjeç, të dy punonjës të pikës së karburantit. Ata janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë, flakët u izoluan, duke shmangur përfshirjen nga zjarri të cisternave të tjera me karburant. Policia evakuoi me shpejtësi personat e tjerë që ndodheshin në zonën e rrezikut.

Zjarri u shuajt plotësisht dhe trafiku në të dy drejtimet e autostradës po vazhdon normalisht. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit. Autoboti me targa AA 627 IC është djegur plotësisht.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...