Vrasja e çiftit në Lezhë, Policia: Krim për gjakmarrje, tre persona në kërkim

Date:

Share post:

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në Balldren të Lezhës, ku mbetën të ekzekutuar me armë zjarri bashkëshortët Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Policia ka deklaruar se krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive gjakmarrjeje, ndërsa tre persona janë identifikuar si autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim.

Në kërkim mësohet se janë Renato Mhillaj, 23 vjeç, Adriano Mhillaj 22 vjeç dhe
Florin Mhillaj 36 vjeç, përkatësisht djali dhe nipërit e Genc Mhillajt i vrarë në tetor 2016.

Në një dalje për mediat, drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, bëri me dije se hetimet kanë çuar në identifikimin e shtetasve A.M., 22 vjeç, F.M., 36 vjeç dhe R.M., 23 vjeç, të gjithë banues në Lezhë.

Sipas dinamikës së rindërtuar nga grupi hetimor, një automjet tip “Audi A4” ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e viktimës, ndërsa më pas një mjet tjetër, tip “Volkswagen” pa targa, i ka prerë rrugën automjetit ku udhëtonte çifti. Nga aty, autorët dyshohet se kanë hapur zjarr me breshëri armësh, duke lënë të vdekur bashkëshortët Mujeci.

Hetimet kanë identifikuar një prej automjeteve të përdorura nga autorët, ndërsa analiza e pamjeve filmike, provave materiale dhe veprimet proaktive kanë orientuar grupin hetimor drejt pistës së hakmarrjes, e cila aktualisht konsiderohet pista kryesore.

Pas identifikimit, policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por autorët nuk janë gjetur dhe mbeten në arrati.

Operacioni për kapjen e tyre vijon me përfshirjen e forcave RENEA, Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe strukturave operacionale të Policisë së Lezhës, ndërsa po punohet edhe për gjetjen e armëve dhe automjeteve të përdorura në ekzekutim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...