Vdekja tragjike e 30-vjeçarit shqiptar në Angli, ishte futur në kosh për të fjetur por…

Date:

Share post:

Fundi tragjik i 30-vjeçarit shqiptar Sajmir Beca, ka lënë pas shumë trishtim, jo vetëm për fatin e tij po dhe të shumë emigrantëve që mund të jenë në të njëjtat kushte.
Ai humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ishte futur në një kosh plehrash për të kaluar natën sepse ishte i pastrehë dhe u mor nga makina e mbeturinave.

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar këtë javë, shoferi i kamionit përshkroi ngjarjen e rëndë, duke thënë se për shumë kohë ka jetuar mes makthesh. Ai tha se i kontrolloi koshat por pa vetëm një karton, e më pas e ngarkoi koshin në makinën e plehrave. Pasi e zbrazi dhe ndezi butonin që bën lëvizjen ne tehut metalik, ai tha se dëgjoi britma të forta.

Menjëherë e ndaloi dhe njoftoi ambulancën. I riu shqiptar u transportua në spital, por disa ditë më vonë ndërroi jetë duke mos u bërë dot ballë plagëve.

Familja e tij udhëtoi nga Shqipëria drejt MB për të ndjekur hetimet, por gjykata e ka cilësuar këtë si një rast aksidental.

Familja e përshkroi Sajmirin si një person që rrezatonte mirësi dhe që kërkonte vetëm t’ua bënte jetën të tjerëve më të mirë, por që fatkeqësisht jeta e tij u ndërpre shumë shpejt në mes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Homazhe dhe protestë në heshtje para Bashkisë, Nesër protestohet sërish

Një grup banorësh të lagjes 15 në Durrës, të zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen...

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...