Operacion antidrogë në Elbasan, lëshohen 26 urdhërarreste

Date:

Share post:

Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia e shtetit në qarkun e Elbasanit, ku janë ushtruar kontrolle në disa zona të ndryshme.

Operacioni antidrogë i policisë së Elbasanit është zhvilluar mëngjesin e sotëm në bashkëpunim me dy ekipe të FNSH-së, ndërsa aksioni është mbështetur edhe nga prokuroria.

Raportohet se aksioni është përqendruar në Prrenjas, Librazhd dhe qytetin e Elbasanit, ndërsa Gjykata ka lëshuar urdhërkontrolle për rreth 20 banesa, ku është sekuestruar një sasi e konsiderueshme kokaine, si dhe telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për komunikim në aktivitetin kriminal.

Në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, janë dhënë 26 masa ndalimi për persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Bëhet me dije se, 10 persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm, ndërsa 8 të tjerë ishin ndaluar më herët në kuadër të të njëjtit hetim. Ndërkohë, 5 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike në vijim nga autoritetet.

SPAK kontrolle në Elbasan, lëshohen 26 urdhërarreste

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...