Aksident tragjik në Durrës, Humbin jetën dy fëmijë, një tjetër në gjendje të rëndë

Date:

Share post:

Aksident tragjik në Durrës.
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15 në Durrës, një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur komunitetin lokal. Një automjet i drejtuar nga shtetasi Nikoll Radaçi, 57 vjeç, baba i 3 fëmijëve të rritur, ka përplasur tre fëmijë të mitur, të gjithë rreth moshës 10-vjeçare.

Si pasojë e aksidentit tragjik, dy prej të miturve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa fëmija i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Drejtuesi i automjetit Nikoll Radaçi, banor i lagjes, është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale përkatëse. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta dhe dhimbje të madhe në komunitet, pasi autori i dyshuar ishte problematik, pinte dhe lëvizte me shpejtësi gjithnjë nëpër rrugë, ndërsa priten më shumë detaje nga policia në vijim.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...