Skandali i mbetjeve toksike, Arrestohet në spital 55-vjeçari

Date:

Share post:

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Petrit Qosja, 55 vjeç, banues në Elbasan. Masa ishte caktuar nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të operacionit “Eko-Toxic”, që lidhet me veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, e kryer në bashkëpunim.

Ekzekutimi i vendimit u realizua në ambientet e Spitalit të Elbasanit, për shkak të gjendjes shëndetësore të të arrestuarit.

Çështja në fjalë lidhet me një nga hetimet më të bujshme të muajve të fundit, ku Prokuroria e Durrësit lëshoi dhjetëra urdhër-arreste në fillim të shkurtit. Hetimet kanë në fokus 2800 ton mbetje toksike të kompanisë “Kurum”, të cilat dyshohet se u tentuan të eksportoheshin drejt Tajlandës por u kthyen në Durrës pas alarmit të dhënë nga Rrjeti i Bazelit dhe Olaf.

Petrit Qosja është nën hetim në cilësinë e tregtarit të mbetjeve dhe përfshirjen e tij në transportin ndërkombëtar të këtyre materialeve, të cilat dyshohet se do të trajtoheshin përmes marrëveshjeve me qira.

Autoritetet vijojnë hetimet për skemën dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në këtë rast që ngre shqetësime serioze për sigurinë mjedisore dhe ligjshmërinë e menaxhimit të mbetjeve në vend.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...