Homazhe dhe protestë në heshtje para Bashkisë, Nesër protestohet sërish

Date:

Share post:

Një grup banorësh të lagjes 15 në Durrës, të zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara godinës së Bashkisë në një protestë të heshtur. Pjesëmarrësit kanë ndezur qirinj mbi shkallët e institucionit në shenjë homazhi për jetët e humbura.

Tubimi u zhvillua pa deklarata për mediat, duke përdorur heshtjen si formë revolte ndaj pushtetit vendor për mungesën e sigurisë në zonat e banuara. Ndërkohë gjatë paradites pranë Drejtorisë së Policisë Durrës u vendos një kurorë me lule me mesazhin “Merrni masa”.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të rritur sigurinë në rrugë dhe komunitetin e tyre, për të siguruar kushtet e nevojshme infrastrukturore në lagje. Një tjetër tubim i ngjashëm është lajmëruar se do të mbahet edhe pasditen e nesërme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...