Urgjenca: Infeksionet dhe aksidentet në rritje. Kryemjeku: Ja si të mbroheni nga Ethet e Nilit

Date:

Share post:

Në këtë verë të nxehtë, urgjenca e Spitalit Rajonal në Durrës po përballet me një fluks të lartë pacientësh, të nxitur nga temperaturat e larta që kanë sjellë rritjen e infeksioneve virale dhe aksidenteve të shumta në rrugët dhe plazhet e mbushura. 

Shefi i urgjencës, Gjergj Qerimi, ka deklaruar se numri i pacientëve ka arritur kulmin, duke u shtuar ndjeshëm deri në 350-400 persona në 24 orë. Shumica e tyre janë me gastroenterite dhe viroza stinore, ndërkohë që është vënë re një shtim i ndjeshëm i aksidenteve rrugore. Gjithashtu, shumë pacientë kanë paraqitur gjendje lipotemie për shkak të dehidrimit, sidomos kur temperaturat arrijnë maksimumin.

Një tjetër shqetësim mbetet edhe Covid-19, ku sipas Qerimit, një numër konstant pacientësh janë diagnostikuar me këtë virus gjatë dy muajve të fundit. Edhe pse shumica e rasteve nuk kanë paraqitur komplikacione të rënda, pacientët me sëmundje shoqëruese kanë qenë më të vështirë për t’u menaxhuar, dhe rastet më të rënda janë dërguar në spitalin infektiv të QSUT-së.

Në kulmin e sezonit turistik, stafi i urgjencës po punon me kapacitet të plotë për të përballuar situatën, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake për të shmangur komplikacionet shëndetësore. Mjekët këshillojnë qytetarët që të drejtohen te mjeku i familjes sa më shpejt për të diagnostikuar simptomat e para dhe të kujdesen për higjienën, sidomos për të shmangur infektimin nga sëmundja e Etheve të Nilit.

“Është e rëndësishme që pacientët të kujdesen për veten dhe të drejtohen te mjeku i familjes sa më shpejt që të jetë e mundur për diagnozë. Sa më herët të diagnostikohen, aq më mirë do të jetë. Gjithashtu, ruajtja e higjienës është thelbësore. Meqenëse mushkonjat janë vektorë të sëmundjes së Etheve të Nilit, është e këshillueshme të dezinfektohen ambientet ku jetojnë dhe të përdoren solucione që i largojnë mushkonjat,” ka theksuar kreu i Urgjencës Qerimi.

Fatmirësisht, deri tani nuk është regjistruar asnjë rast i kësaj sëmundjeje në Durrës, por kujdesi duhet të jetë maksimal.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

SHBA konfirmon vendosjen e armëve në orbitë

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar për herë të parë publikisht se kanë vendosur armë në orbitë, një zhvillim...

Lamtumirë Flora Brovina, ikonë e qëndresës! Nga mjeke gazetare dhe poete, në burgjet e Serbisë dhe në Kuvendin e Kosovës

Flora Brovina nuk ishte vetëm një emër i politikës së Kosovës. Ishte mjeke që gjendej pranë fëmijëve në...

Ervin Mata drejt Shqipërisë, Gjykata Supreme e Brazilit miraton ekstradimin

Gjykata Supreme Federale e Brazilit ka miratuar ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë, ku ai kërkohet nga SPAK...

“Pikat” kapin 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet 21-vjeçari në Durrës

Një 21-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi u kap me 297 doza heroinë dhe kokainë, të dyshuara se...