Digjet një lokal në Radhimë, dyshohet për konflikt pronësie

Date:

Share post:

Një beach bar në zonën e Radhimës u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme, ndërsa pronarët dyshojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe lidhet me konflikte të hershme pronësie.

Sipas familjes Çanaj, e cila administronte biznesin, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40. Një nga familjarët, Dejsi Çanaj, deklaroi se fillimisht kishte dëgjuar lëvizje pranë lokalit dhe pak minuta më vonë objekti u përfshi nga flakët.

“Dëgjova disa zhurma fillimisht dhe në orën 21:40 dëgjova gjyshen që bërtiti kur pa zjarrin dhe për pak minuta u përfshi i gjithi nga flakët. Dyshojmë që është e qëllimshme, pasi energjia elektrike ishte e stakuar dhe nuk mund të vinte nga një defekt. Me pronësinë kemi pasur gjithmonë konflikte”, tha ajo për mediat.

Menjëherë pas ngjarjes, mbërritën forcat e Policisë së Vlorës, të cilat nisën hetimet. Uniformat blu kanë marrë në pyetje pronarët dhe familjarët, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesit dhe objekteve përreth për të identifikuar autorin e dyshuar.

Sipas deklarimeve të familjarëve, personi i dyshuar është larguar në drejtim të kodrave të fshatit Radhimë pas shpërthimit të zjarrit.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe po marrin dëshmi nga banorët e zonës për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...