Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin natën e kaluar, ku një vajzë 18-vjeçare humbi jetën pasi ra nga kati i pestë i një pallati në lagjen nr. 6.
Lajmi ka tronditur jo vetëm familjarët dhe të afërmit, po të gjithë ata që e njihnin dhe qytetin.
Prayla Key ishte në fillimet e jetës së saj. Ishte maturante, plot ëndrra dhe këtë qershor do t’i nënshtrohej provimeve të Maturës Shtetërore.
Sipas të dhënave paraprake që po hetohen nga policia, dyshohet se ngjarja lidhet me gjendjen emocionale të vajzës. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj humbjeje tragjike, ndërsa pritet dhe një shoqërim nga policia për të hedhur më shumë dritë mbi personin që mund të ketë shkaktuar përmes veprimeve a mosveprimeve situatën e rënduar që e çoi maturanten drejt vetëflijimit.
Një tjetër alarm ngrihet për rëndësinë e komunikimit në familje që herët, mbështetjes emocionale dhe kujdesit ndaj të rinjve, të cilët shpesh përballen në heshtje me dhembje e presione të mëdha.
Prehu në paqe Prayla Key!
©️zërionline


