Dhunimi barbar i ish-kreut të PD në Lezhë, Policia sekuestron pamje filmike

Date:

Share post:

Policia thotë se ka sekuestruar pamje filmike të kamerave në një territor të gjerë, të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve të dhunës barbare që u ushtrua ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike në Njësinë Administrative Dajç, Sokol Toma.

Njoftimi i policisë: 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se:

Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ish-funksionari i PD-së, është dhunuar të shtunën e 9 majit nga dy persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve, 53-vjeçari ndodhet në monitorim intensiv te Trauma me lëndime të rënda pasi i kanë thyer këmbën dhe prerë një pjesë të veshit. Sipas mjekëve, ai është koshient dhe në gjendje të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në autostradën Mamurras-Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku sipas dëshmisë së tij, po kthehej nga Tirana për në Lezhë. Dhunuesit, të maskuar dhe ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën, e kanë goditur me sende të forta dhe pastaj janë larguar, ka deklaruar ai. Gjithashtu, i kanë marrë edhe celularin.

Pas ngjarjes,Toma u konstatua në makinë në gjendje shoku nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij si ndërtues pallatesh.

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...