Skema e ndërtimeve pa leje/ AMP del me njoftim zyrtar për Sarandën

Date:

Share post:

Një tjetër goditje e fortë vjen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka vënë në pranga katër efektivë policie në Sarandë, mes tyre edhe një shef komisariati, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe favorizim të ndërtimeve pa leje.

Të ndaluarit janë Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati, Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve, Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin, si dhe Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

Sipas AMP-së, ndaj tyre rëndojnë akuza për “Shpërdorim detyre”, “Kryerje të veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme”, vepra të kryera në bashkëpunim.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se funksionarët e policisë dyshohet se kanë toleruar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin bregdetar të Sarandës, duke mos ndërhyrë për ndalimin e paligjshmërisë dhe duke kryer procedura në kundërshtim të hapur me ligjin.

Burime hetimore bëjnë me dije se efektivët dyshohet se kishin ngritur skema për përfitime të paligjshme, shmangie të përgjegjësisë dhe mbështetje të subjekteve të lidhura me elementë kriminalë që operonin në zonë.

Hetimet janë ende në vijim dhe pritet të zbulojnë emra të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të kundërligjshëm që, sipas AMP-së, cenon rëndë besimin e qytetarëve tek uniformat blu.

Në reagimin zyrtar, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se mbetet e vendosur për të goditur çdo rast abuzimi me detyrën dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, pavarësisht gradës apo funksionit të personave të përfshirë.

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...