“Shkrihet” policia e Sarandës, pranga shefit të komisariatit dhe 3 të tjerëve

Date:

Share post:

Një operacion i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe strukturave të tjera ka tronditur Komisariatin e Policisë së Sarandës. Të premten, burime policore, bëjnë me dije se në pranga ka rënë shefi i këtij komisariati, Gëzim Bashllari, së bashku me tre oficerë të tjerë.

Bashllari qe emëruar në detyrë në dhjetor 2024 nga drejtori i përgjithshëm Ilir Proda.

Operacioni i sotëm deklarohet se vjen pas një hetimi intensiv lidhur me shpërdorimin e detyrës përmes favorizimit të ndërtimeve të paligjshme në bregdet, kryesisht Sarandë dhe Ksamil, ndërsa dyshohet edhe për presione ndaj biznesit.

Sipas të dhënave paraprake, arrestet kanë prekur drejtues të lartë të komisariatit dhe punonjës policie në terren, të cilët janë përgjegjës për zbulimin dhe parandalimin e krimeve. Përveç shefit të komisariatit Gëzim Bashllari, në pranga përfundoi dhe shefi i krimeve i komisariatit të Sarandës, një specialist krimesh, si dhe një specialist i policisë në zonë (SPZ), i cili kishte për detyrë monitorimin e drejtpërdrejt të territorit për shkelje ligjore.

Burimet bëjnë me dije se operacioni është ende në zhvillim dhe mund të ketë edhe arrestime të tjera.
Sipas informacioneve paraprake, hetimet janë fokusuar te dyshimet e bazuara se këta punonjës policie kanë favorizuar përmes veprimeve a mosveprimeve ndërtimet pa leje në vijën bregdetare. Ata dyshohet se nuk kanë kryer detyrën e tyre për të informuar ndaluar punimet dhe proceduar penalisht shkelësit që ndërtonin pa lejet.
Operacioni vjen pas ndërhyrjes për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Një ditë më parë u deklarua arrestimi i 8 personave, që u kapën duke kryer ndërtime paleje në bregdet, ndërsa u shpall në kërkim edhe pronarja e tokës ku po kryheshin punimet.

Pritet që AMP të dalë me njoftim zyrtar për rezultatet konkrete të operacionit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...