Punimet në zonën e mbrojtur të Akërnisë, banorët e Vlorës në protestë kundër ndërtimeve

Date:

Share post:

Gjatë protestës, qytetarët kanë shembur rrethimin e vendosur nga firma që po kryen punimet, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të ndërtimeve dhe transparencë të plotë mbi projektin që po zbatohet në këtë territor.

Mbi 100 protestues janë mbledhur rreth orës 11:30 të ditës së shtunë në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, pjesë e njësisë administrative Novoselë. Protestuesit kanë kundërshtuar nisjen e investimeve në zonën e mbrojtur.

Protestës së shoqërisë civile i janë bashkuar edhe banorë dhe qytetarë të ardhur nga vende të ndryshme, të cilët kundërshtojnë këtë investim që, sipas tyre, po kryhet në prona të banorëve, por edhe në një zonë të virgjër, e cila ndër vite është shfrytëzuar si plazh nga shumë qytetarë.

“Përtej ne shohim kodrat e Zvërnecit dhe që në atë pjesë, 7 km larg prej këtu, ka vijuar asfaltimi i një zonë të mbrojtur. Gardhi është vënë që në atë zonë. flasim për një hapësirë nga ku nuk sheh syri deri këtu ku jemi ku po ndërtohen hotele e rezidenca. Hiqet si një projekt turistik i vogël që s’do ndikojë në mjedis, por në fakt kemi të bëjmë me një qytet të ri që do të ndërtohet brenda zonës së mbrojtur. Kjo është një zonë unike, por nuk kemi ndërgjegjen që t’i mbrojmë këto zona. Të shkojmë përsëri te kantieri, por nuk ka asnjë tabelë informuese, as logo se kush po ndërton.”

Ndërkohë, protesta ka përshkallëzuar me hapjen me forcë të portës rrethuese, si dhe me shembjen e gardheve të vendosura nga firma që ka nisur investimin.

“Gjithë jetën time këtu e kam bërë plazhin. Kjo pjesë përfshin 3 gjire të mrekullueshme që të gjithë të huajt për ato vijnë. Ato duan të na e vjedhin. Protestoj se po na marrin, po na shkul e po na vjedhin dhe ato pak gjëra që na kanë mbetur. Unë nuk kam tokë këtu, dinjitetin nuk i lejoj të na e marrin. Të gjithë humbasin nga kjo gjëja.”

E pranishme ka qenë edhe policia, e cila fillimisht nuk ka lejuar hyrjen me forcë në zonën e rrethuar, por është gjendur e pafuqishme përballë protestuesve, të cilët arritën të shembnin rrethimet e vendosura.

Investimi në zonën e Hidrovorit ka nisur prej ditësh mes shumë diskutimesh. Kjo për faktin se ende nuk është zbardhur plotësisht leja, ndonëse IKMT është shprehur më herët se subjekti është në procedurë leje ndërtimi.

Hidrovori është pjesë e zonës së mbrojtur, ku fillimisht flitet për ndërtim në një sipërfaqe prej 600 hektarësh, ndërsa sipas burimeve pritet të ketë edhe resorte të tjera që do të ndërtohen në këtë zonë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Beteja sot në “Niko Dovana”/ Teuta-Pogradeci, kush e fiton

Stadiumi “Niko Dovana” i Durrësit pret sot, të shtunën në orën 16:00, ndeshjen vendimtare të play-out-it të “Abissnet...

Sonte Finalja e Eurovision ’26, Si të votoni këngën “Nân” dhe Alis

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën e Wiener Stadthalle në Austri, ku do...

646 turistë mbërrijnë në Durrës me kroçierën “SIRENA”

Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçierën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme...

Skema e ndërtimeve pa leje/ AMP del me njoftim zyrtar për Sarandën

Një tjetër goditje e fortë vjen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila në bashkëpunim me Policinë e...