Qendresa Qytetare: Tirana e apartamenteve bosh dhe qytetarëve pa shtëpi

Date:

Share post:

Tirana po bëhet çdo ditë e më e papërballueshme për qytetarët shqiptarë. Sot, një familje mesatare nuk e ka më mundësinë reale për të blerë një apartament në kryeqytet, ndërsa në
shumë raste nuk arrin të përballojë as qiranë.

Qiratë janë rritur me 20 deri në 30% brenda vetëm një viti dhe në zonat qendrore të Tiranës arrijnë nga 500 deri në 1000 euro në muaj. Ndërkohë, standardet ndërkombëtare përcaktojnë
se strehimi nuk duhet të kalojë 30% të të ardhurave mujore familjare. Kjo do të thotë se, sipas pagës mesatare të raportuar nga INSTAT, një familje me dy paga mesatare mund të përballojë
maksimalisht rreth 400 euro qira në muaj, një shumë që në kushtet e Tiranës siguron vetëm një apartament 1+1 përtej Unazës, larg qendrës dhe e shoqëruar me kosto shtesë për transportin
dhe jetesën.

Sipas raportit të Numbeo për vitin 2026, Tirana renditet e 4-ta në Europë si një ndër qytetet më të papërballueshme për blerjen e banesave, me raport çmim-të ardhura 17.6, duke lënë pas edhe kryeqytete si Parisi, Berlini dhe Vjena. Ndërkohë, raporti i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE) thekson se pastrimi i parave ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të banesave në Tiranë dhe zonat bregdetare të Shqipërisë. Sipas Indeksit Global të Krimit të Organizuar, Shqipëria renditet e 9-ta në Europë për trafik kokaine, e 6-ta për trafik heroine dhe e 3-ta për trafik kanabisi, ndërsa investimi i parave të pista në ndërtim po deformon tregun e banesave dhe po e bën strehimin gjithnjë e më të papërballueshëm për qytetarët shqiptarë.

Qëndresa Qytetare kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit për të luftuar informalitetin, ekonominë cash dhe pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, si dhe për të garantuar transparencë dhe akses të drejtë të qytetarëve në tregun e banesave.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...