“Gruaja me sirtarë” e teatrit të Durrësit triumfon në festivalin “Flas Shqip”

Date:

Share post:

Monodrama “Gruaja me Sirtarë”, produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu”, tekst nga Anisa Markarian dhe regji të Suela Bakos, u vlerësua me dy çmime në edicionin e dytë të festivalit të monodramës shqipe “Flas Shqip”, duke u kthyer në një nga realizimet më të spikatura të këtij edicioni.

Çmimi për “Dramaturgen më të mirë” iu akordua autores Anisa Markarian, ndërsa aktorja Mimoza Marjanaku u nderua me Çmimin Special të Jurisë për interpretimin e saj në këtë monodramë.

Në këtë festival aktorja Marjeta Larja mori çmimin “Aktorja më e mirë” e festivalit me interpretimin në veprën e dramaturgut Naun Shundi, ndërsa çmimi për “Shfaqjen më të mirë” shkoi për monodramën “Dashuri Virtuale” të Erand Sojlit.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, u theksua rëndësia e dramaturgjisë shqiptare dhe trajtimi i problematikave aktuale, veçanërisht ato që kanë në qendër figurën e gruas. Vlerësimi për “Gruaja me Sirtarë” u konsiderua si një mbështetje për krijimtarinë shqipe bashkëkohore dhe për teatrin që sjell në skenë tema sociale të ndjeshme e aktuale.

Edicioni i dytë i festivalit erdhi gjithashtu si një homazh për themeluesin e tij, Naun Shundi, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar. Familjarët e tij vijojnë amanetin për t’i dhënë më shumë hapësirë dramës shqipe dhe promovimit të teatrit kombëtar.

Atmosfera e festivalit u përshkrua si një festë e vërtetë e artit skenik, ku morën pjesë emra të njohur të regjisë dhe aktrimit shqiptar. Mes emocioneve dhe duartrokitjeve, festivali u mbyll me një mesazh të fortë në mbështetje të teatrit dhe fjalës shqipe: “Rroftë teatri dhe u shtofshin sa më shumë aktivitete dedikuar teatrit dhe gjuhës shqipe.”

Pas marrjes së çmimit, dramaturgja Anisa Markarian reagoi edhe në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë sukses si një “fitore të dyfishtë” për monodramën “Gruaja me Sirtarë”. Ajo ia kushtoi çmimin dajës së saj, artistit të madh Prokop Mima, duke kujtuar emocionet e para që kishte përjetuar si fëmijë në teatër.

Markarian shprehu mirënjohje për Teatri “Aleksandër Moisiu” dhe drejtuesen Alketa Tragaj Myshketa për mbështetjen profesionale, si edhe për regjisoren Suela Bako, me të cilën ndau këtë rrugëtim artistik.

Një falënderim i veçantë iu dedikua aktores Mimoza Marjanaku për interpretimin e rolit të Vesës, të cilin autorja e konsideroi si mishërim të përkryer të personazhit dhe ideve të saj artistike.

Në fund të mesazhit të saj, Anisa Markarian përcolli një thirrje të thjeshtë, por domethënëse për artin skenik shqiptar: “Rroftë Teatri! Projekte të reja na presin…”
V. Q.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultatet e votimit në PD/ Durrësi e Shijaku, mbështetje masive për Berishën

Ka përfunduar procesi i votimit në referendumin e votëbesimit në degët e Partisë Demokratike në Durrës dhe Shijak,...

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...