Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku kreu i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për qarkun, Ramir Haderi, është sulmuar me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas të dhënave paraprake, Haderi është goditur disa herë në trup dhe pas koke, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus të Shkodrës. Menjëherë pas sulmit, ai është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të incidentit.
Deri në këto momente nuk dihen ende motivet e sulmit e nëse ato kanë lidhje me detyrën, ndërsa autorët vijojnë të jenë të paidentifikuar. Hetimet janë në vijim.
©ZëriOnline


