33 grabitje në Austri, dënohet shqiptari: Mediat austriake e krahasojnë me “hajdutin e krijuar nga IA”

Date:

Share post:

Një shqiptar i akuzuar për 33 vjedhje me thyerje në Austri është dënuar me tre vite e gjysmë burg, ndërsa mediat austriake e kanë përshkruar si “personazhin tipik të një hajduti të krijuar nga inteligjenca artificiale”.

Sipas gazetës austriake Kleine Zeitung, shqiptari vepronte së bashku me një tjetër person në disa rajone të Austrisë, duke hyrë në banesa përmes metodës së shpimit të izolimit të derës.

Nga hetimet rezulton se dyshja realizoi me sukses dhjetëra grabitje në Karinthi, Stiri dhe Burgenland, ndërsa dëmi i shkaktuar llogaritet në mbi 327 mijë euro.

Hetuesit zbuluan se autorët merrnin kryesisht para cash dhe koleksione monedhash, ndërsa pajisjet elektronike i linin në vendngjarje.

Në gjykatë, shqiptari i pranoi në mënyrë të përgjithshme vjedhjet, duke deklaruar se nuk mbante mend detaje, pasi episodet ishin të shumta. Pas një reflektimi të shkurtër, ai pranoi edhe dënimin me 3 vite e gjysmë burg.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...