Nëntoka e Durrësit si muze”, Afrim Hoti sjell librin “Kërkime Arkeologjike”

Date:

Share post:

Në kuadër të aktiviteteve kulturore të javës së muzeve, ambientet e Muzeu Arkeologjik i Durrësit u kthyen në një hapësirë debati dhe reflektimi për trashëgiminë kulturore të qytetit antik. Mbrëmjen e kaluar u promovua libri “Kërkime Arkeologjike” i arkeologut të njohur dhe ish-drejtorit të muzeut arkeologjik të Durrësit, Afrim Hoti.

Botimi përmbledh artikuj dhe studime shkencore të realizuara gjatë viteve 1980-2000, ndërsa sipas autorit, libri vjen si një homazh për brezat e arkeologëve që kanë kontribuar në zbulimin dhe ruajtjen e historisë shqiptare. Hoti u shpreh se ky botim është pjesë e një kolane më të gjerë publikimesh, në vazhdën e traditës së nisur nga Vangjel Toçi.

Gjatë diskutimeve, arkeologu ndaloi veçanërisht te rëndësia që mbart Durrësi në hartën e qytetërimeve mesdhetare. Sipas tij, qyteti nuk mund të konsiderohet periferik, por një rezervat i vyer arkeologjik dhe historik.

“Nëntoka e Durrësit është një nëntokë muze, por fatkeqësisht ka shkelje dhe abuzime që nuk po ndiqen e parandalohen”, tha Hoti, duke ngritur shqetësimin për dëmtimet e ndodhura dhe ato që mund t’i shkaktohen trashëgimisë arkeologjike nga ndërtimet dhe projektet infrastrukturore.

Ai dhe të tjerë gjatë takimit theksuan se zbatimi korrekt i legjislacionit nga institucionet dhe subjektet private do të garantonte më shumë mbrojtje për pasuritë arkeologjike të qytetit.

Takimi ishte i pari i këtij lloji që zhvillohet në ambientet e muzeut pas rihapjes së tij, ndërsa diskutimet mes specialistëve të trashëgimisë kulturore dhe autorit sollën në vëmendje edhe një tjetër shqetësim: moskatalogimin e gjetjeve arkeologjike të viteve të fundit në Durrës, çështje e ngritur nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës të pranishëm në takim.
Gjithashtu u ngrit si shqetësim fati i katit të tretë të objektit që planifikohet të shërbejë si bar-kafe.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...