Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Drejtësisë, Dorina Hoxha

Date:

Share post:

Rektori i Universitetit të Tiranës ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë, Prof. Dr. Dorina Hoxha, deri në përfundim të procedurave të rëndësishme institucionale që lidhen me zgjedhjen e përfaqësuesve akademikë në sistemin e drejtësisë.

Sipas rektorit vendimi bazohet në ligjin për arsimin e lartë dhe rregulloret e brendshme të universitetit, me argumentin e ruajtjes së paanshmërisë institucionale dhe shmangies së konfliktit të interesit gjatë procesit të zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Sipas vendimit, gjatë periudhës së pezullimit, detyrat e dekanit do të ushtrohen nga Prof. Dr. Skënder Kaçupi, i cili është ngarkuar me drejtimin e përkohshëm të Fakultetit të Drejtësisë.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...