U përplas me armë me policinë greke, plagoset shqiptari

Date:

Share post:

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm tronditi zonën e Mikrolimanos në Greqi. Bëhet me dije se i plagosur mbeti shqiptari Astrit Hasani, i njohur ndryshe me nofkën “Titi”.

Ngjarja ndodhi pak para orës 05:00, kur oficerët e policisë greke, gjatë një patrullimi rutinë, i kërkuan 42-vjeçarit Hasani të ndalonte për kontroll. Sipas autoriteteve, ai tentoi të largohej dhe më pas nxori armën duke e drejtuar ndaj efektivëve.

“Oficerët e policisë reaguan menjëherë sapo shqiptari drejtoi armën, duke u pozicionuar përpara se të qëllonin”, deklaroi zëdhënësja e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou.

Pas ndërhyrjes së policisë, Hasani u plagos dhe u transportua me ambulancë në Spitalin Attikon, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrolli, nuk u gjet asnjë mjet identifikimi i shqiptarit, ndërsa policia greke zbuloi një arsenal armësh në posedim të tij. Autoritetet sekuestruan dy pistoleta, një revolver dhe një çantë me gjashtë granata, e cila u gjet pranë vendit të ngjarjes. Zona u rrethua menjëherë, ndërsa ekspertët e antieksplozivit kryen kontrolle për neutralizimin e municioneve.

Sipas mediave greke, Astrit Hasani dyshohet të ketë lidhje me persona të botës së krimit dhe jetës së natës në Greqi. Hetuesit po verifikojnë gjithashtu përfshirjen e tij në incidente të mëparshme me armë, ndërsa Drejtoria e Krimit të Organizuar ka marrë nën hetim çështjen.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Referendumi për Berishën në Durrës/ Pjesëmarrja arrin deri në 20% në 5 orët e para, ka edhe vota kundër

Procesi i votimit për referendumin e votëbesimit në Partinë Demokratike po vijon i qetë këtë të shtunë në...

Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një...

Skafistët e Ksamilit protestojnë në Sarandë, kërkojnë zgjidhje për sezonin

Rreth 30 skafistë nga Ksamili kanë protestuar ditën e sotme përpara Bashkisë së Sarandës, duke kërkuar përcaktimin urgjent...

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Drejtësisë, Dorina Hoxha

Rektori i Universitetit të Tiranës ka vendosur pezullimin e përkohshëm nga detyra të Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë,...