Sherr në paraburgimin e Vlorës, dhunohet ‘biznesmeni’ 

Date:

Share post:

Një sherr ka ndodhur në paraburgimin e Vlorës, ku sipas raportimeve të paktën 5 persona kanë dhunuar një tjetër të dënuar, që pret ekstradimin drejt Italisë.

Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ndërsa i dhunuar si pasojë e sulmit ka mbetur Eduard Alikaj.

Fillimisht mes të paraburgosurve dhe dënuarve ka pasur një përplasje verbale që ka precipituar në dhunë fizike.

Pas ngjarjes, Alikaj është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa është rikthyer në ambientet e paraburgimit në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë, për personat e përfshirë në konflikt pritet të merren masa dhe të ketë transferime nga paraburgimi i Vlorës.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet italiane e akuzojnë Alikajn, që në qytetin e Vlorës njihet si biznesmen, si pjesë e një grupi që kryente vjedhje të makinerive në veri të Italisë dhe i eksportonte ato në Shqipëri, ku ato përdoreshin për ndërtimin e rrugëve, dhe tenderat publikë.

Operacioni nisi nga një eskavator i ‘braktisur’ në Villanova nel Piacentino, ku një qytetar telefonoi policinë pasi kishte parë disa persona duke e vëzhguar mjetin. Menjëherë policia zbuloi se makineria ishte e vjedhur në Parma.

Eskavatori kishte një numër shasie të rreme dhe ishte fshehur për t’u marrë disa ditë më vonë për transferimin jashtë Italisë. Hetimi filloi në korrik 2018 dhe përfundoi pas gjashtë muajve. Grupi kishte personat që kryenin vjedhjet, të tjerë që ndryshonin numrat e shasive dhe sipërmarrësit që lëshuan fatura false për shitje.

Grupi ka realizuar 6 vjedhje në kantieret e ndërtimit në Italinë Veriore, duke nisur që nga (Dalmine, Ridiamo, Tortona, tre në Fontevivo), me një vlerë prej 2 milionë eurosh. 

Në total, grupi ishte i përbërë nga 9 persona. 

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...