Operacion antidrogë në Korçë, dy efektivë plagosen gjatë aksionit

Date:

Share post:

Dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën e Lumalasit, ku u arrestua një person i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Burime paraprake bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet V.D., të cilit gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Lumalas iu gjetën më shumë se 12 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Sipas informacioneve, lokali dyshohet se përdorej si pikë për shitjen e drogës, pasi një sasi tjetër e lëndës narkotike iu gjet edhe gjatë kontrollit fizik ndaj të arrestuarit.

Gjatë zhvillimit të operacionit, në afërsi të fshatit Lumalas, dy efektivë policie që merrnin pjesë në aksion janë aksidentuar me automjet. Si pasojë, ata kanë mbetur të plagosur.

Njëri prej efektivëve është transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e juglindjes po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fier/ 37-vjeçari humb jetën në aksident

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në aksin rrugor Fier-Darëzezë. Paraprakisht deklarohet nga policia se një 37 vjeçar,...

Erion Veliaj mbetet në qeli, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për liri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojë në arrest me burg, pasi Gjykata e Lartë...

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat kanë...

Durrësi bëhet pjesë e rrjetit të fermave urbane/ Ekspertë nga Italia, Mali i Zi dhe Shqipëria bashkohen në “EDEN”

Durrësi mirëpriti Green Workshop-in e parë (“Punëtoria e Gjelbër”), të zhvilluar në kuadër të projektit ndërkombëtar “EDEN”, një...