Festohet sot Kurban Bajrami, mesazhe dashurie dhe përkushtimi për një shoqëri më të mirë

Date:

Share post:

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festën e madhe që simbolizon sakrificën, dashurinë, solidaritetin dhe devotshmërinë e njeriut ndaj Zotit.

Që në orët e para të mëngjesit, me qindra besimtarë të qytetit bregdetar të Durrësit, ashtu si në mbarë vendin, iu drejtuan Xhamisë së Madhe në qendër, për faljen e namazit dhe për të ndarë këtë moment gëzimi të përbashkët me njëri-tjetrin.

Gjatë ligjëratës së mbajtur përpara besimtarëve, imamët Eduard Shekfkiu dhe Ervin Qylafku u ndalën gjatë te kuptimi i kësaj feste, duke e vendosur theksin te sakrifica si një kusht jetik për mbarëvajtjen dhe ngritjen e një shoqërie në nivele më të larta morale e sociale.

Sipas hoxhë Qylafkut, ky parim kërkon angazhimin e secilit individ, por edhe të strukturave, institucioneve që drejtojnë vendin.

“Ashtu si individi duhet të sakrifikojë nga koha, gjumi dhe të ardhurat e tij për të ofruar më të mirën, ashtu edhe institucionet duhet të bëjnë të njëjtën gjë në shërbim të qytetarëve, si rruga e vetme për të arritur një standard të lartë ndërgjegjeje dhe normash morale që garantojnë përparimin dhe harmoninë kolektive”, u theksua gjatë ligjërimit.

Pas përfundimit të ceremonisë së faljes, besimtarët shkëmbyen urimet e ngrohta tradicionale, për të vijuar më tej festën pranë vatrave të tyre familjare, duke përcjellë mesazhin e paqes, humanizmit dhe solidaritetit te të afërmit dhe njerëzit në nevojë.

Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve!

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...