Operacion i gjerë antidrogë në Durrës e Shijak, Goditet rrjeti që shpërndante drogë pranë shkollave

Date:

Share post:

Një operacion i shtrirë në disa zona të Durrësit, Shijakut dhe Manzës ka çuar në goditjen e një grupi të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë.

Operacioni i koduar “Cleaning 5”, i finalizuar nga strukturat e Policisë së Durrësit pas disa muajsh hetime intensive, përfundoi me ekzekutimin e masave të sigurisë për 17 shtetas. Për 13 prej tyre u vendos masa “Arrest në burg”, ndërsa 4 të tjerë u lanë në “Arrest shtëpie”. Një tjetër person është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit siguronin dhe shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në afërsi të shkollave në Shijak dhe Manëz, duke kthyer këto zona në pika të aktivitetit kriminal.

Të arrestuarit, sipas policisë, janë shtetasit:
Ervin Tahiri, Ervin Keçi, Fabrinio Durmishi, Hamdi Ibrahimi, Klevi Shani, Oligert Xhani, Elson Gjepali, Marjo Gjoshi, Indrit Dauti, Saimir Vezi, Ermal Çalliku, Armand Emini dhe Tani Muça (Ferra).

Gjatë operacionit, policia sekuestroi sasi të konsiderueshme heroine, kokaine dhe cannabis sativa, si dhe 3 armë zjarri, dy pistoleta dhe një kallashnikov. Po ashtu, u sekuestruan para, automjete dhe telefona celularë që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal.

Në operacion morën pjesë specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, forcat Operacionale dhe “Shqiponja”, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë dhe Komisariatin e Policisë Shijak, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Personat e proceduar janë banues në Durrës, Kavajë, Shijak dhe në zonat e Sukthit, Manzës dhe Xhafzotajt. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve dhe veprime të mëtejshme ligjore.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...