Athinë/Shqiptarët qëllojnë pakistanezin dhe tenojnë t’i ikin policisë

Date:

Share post:

Disa shtetas shqiptarë kanë terrorizuar sot pasdite Athinën. Rreth orës 18.30, u raportuan të shtëna arme në zonën Patision të Athinës, ku një person i armatosur hyri në një dyqan telefonash celularë dhe qëlloi pronarin, i cili dyshohet të jetë me origjinë pakistaneze.

Sipas mediave greke, autori e plagosi biznesmenin në të dy kofshët dhe më pas u largua me shpejtësi me një BMW gri që e priste jashtë dyqanit. Në automjet ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare.

Policia greke nisi menjëherë ndjekjen e mjetit, ndërsa gjatë arratisjes makina u përplas me tre deri në katër automjete në bulevardin Kifisos, në drejtim të Lamias. Dy prej personave që ndodheshin në BMW u arrestuan nga policia, ndërsa dy të tjerë arritën të largohen në Në vendin e aksidentit u shoqërua edhe një person tjetër, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen. Dëshmitarë okularë që ishin në bizneset aty pranë flasin për persona të armatosur të pamëshirshëm..

Në vendin e aksidentit u shoqërua edhe një person tjetër, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen. Dëshmitarë okularë që ishin në bizneset aty pranë flasin për persona të armatosur të pamëshirshëm.

Pronari i dyqanit u transportua në spital pas plagosjes, ndërsa mjekët konfirmuan se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shqiptarët terror në Athinë, qëllojnë pakistanezin dheAutomjetet e tjera të dëmtuara

Policia helene po shqyrton të gjitha mundësitë në lidhje me shkaqet e sulmit, ndërsa hetimi paraprak vazhdon për të përcaktuar rolin e saktë të të arrestuarve në incidentin e përgjakshëm.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...