Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja/ Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Date:

Share post:

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat kanë hyrë në fuqi nga ora 14:00 e datës 28 maj 2026 dhe do të mbeten të vlefshme deri në vendimin e ardhshëm të bordit.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e radhës, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina e standardit SSH EN do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 174 lekë për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 162 lekë për litër.

Autoritetet u kanë bërë thirrje sërish operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë detyrimisht vendimin e bordit, duke paralajmëruar masa të forta në rast shkeljesh. Sipas njoftimit zyrtar, operatorët që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara rrezikojnë pezullimin e aktivitetit.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...