Vjedhja e automjeteve në Durrës, Katër në pranga

Date:

Share post:

Falë reagimit të shpejtë policor janë zbardhur vjedhjet e tre automjeteve që ndodhën një ditë më parë në Durrës. Operacioni i koduar “Three,” i realizuar nga Komisariati i policisë Durrës dhe Stacioni i policisë Plazh, rezultoi në arrestimin e katër personave të dyshuar si autorë të këtyre vjedhjeve.

Sipas Policisë, dy nga të arrestuarit u prezantuan si punonjës parkingu për të vjedhur një nga automjetet. Pas marrjes së denoncimit nga tre shtetas të ndryshëm, të cilëve u ishin vjedhur automjetet, shërbimet e policisë vepruan me shpejtësi, duke lokalizuar automjetet e vjedhura dhe sekuestruar ato si prova materiale.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan A. G., 53 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti tip “Benz” në lagjen nr. 15, Spitallë, si dhe R. H., 24 vjeç dhe P. M., 25 vjeç, të cilët në një parkim në lagjen nr. 1, duke u prezantuar si punonjës parkimi, dyshohen se vodhën automjetin e një shtetasi.

Edhe E. Gj., 22 vjeç, banues në lagjen nr. 13, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti tip “Volkswagen” u arrestua nga blutë.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat në Prokurori, e cila ka marrë në dorëzim materialet procedurale për hetime të mëtejshme.

@zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Nga Shqipëria në Kosovë, zbulohet rrjeti i mashtrimit me call center-a, 7 në pranga

SPAK dhe Policia e Shtetit kanë qenë pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër rrjetit kriminal, i cili dyshohet se...

Gurë me shkëlqim metalik dhe kristale në çanta, Dogana e Durrësit i bllokon në tragetin drejt Italisë

Kontrollet në Portin e Durrësit kanë çuar në zbulimin e një ngarkese me gurë mineralë dhe kristale të...

Ndërron jetë në spital avokati Saimir Vishaj

Ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare avokati i njohur Saimir Vishaj. Avokati ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy makina! 6 persona të plagosur

Një aksident me 6 të plagosur ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë fshatit Piskupat. Sipas...