Miqësorja Shqipëri-Izrael/ Policia publikon planin e masave: Rrugët që do të bllokohen

Date:

Share post:

Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

Për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe për të lehtësuar qarkullimin në kryeqytet, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikojë kufizime të përkohshme të lëvizjes së automjeteve në disa akse rrugore pranë stadiumit.

Bllokimet do të hyjnë në fuqi nga ora 16:00 dhe do të vijojnë deri në përfundim të ndeshjes. Ndër rrugët që do të jenë të pakalueshme për automjetet janë segmentet e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, rrugët “Papa Gjon Pali II”, “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmenji”, “Ismail Qemali”, “Lekë Dukagjini” dhe “Abdyl Frashëri”. Gjithashtu, pranë përfundimit të ndeshjes do të ketë devijime të qarkullimit edhe në zonën e sheshit “Willson”.

Autoritetet sqarojnë se Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten të lira për qarkullimin e mjeteve.

Në kuadër të masave të sigurisë, punonjësit e Policisë do të kryejnë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve në hyrjet e stadiumit. Nuk do të lejohet futja e banderolave me përmbajtje raciste, fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të telefonave, produkteve kozmetike dhe sendeve të tjera që mund të paraqesin rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes miqësore të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Izraelit, që do të zhvillohet më datë 03.06.2026, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania”.

tifozëve pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’u ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

spot_img

Artikuj të lidhur

Matura Shtetërore/ Mbi 2200 maturantë në Durrës dhanë sot provimin e parë

Rreth 2,214 maturantë iu drejtuan sot 11 qendrave të administrimit për provimin e parë të Maturës Shtetërore 2026,...

Grabitet me armë OTP BANK në Tiranë

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme brenda një banke të nivelit të dytë në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake,...

Eurobasket: Kristi Gorea shpallet qendra më e mirë, pjesë e ekipit ideal të Shqipërisë

Basketbollisti durrsak, kapiteni i Teutës Kristi Gorea ka marrë një nga vlerësimet më të rëndësishme të karrierës së...

Matura Shtetërore/ 26 mijë nxënës i nënshtrohen provimit të parë, Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të...