Shëngjin/Dallgët e forta marrin 5 të rinj, 2 prej tyre humbin jetën

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e “Ranës së Hedhun”, në Shëngjin.

Bëhet me dije se katër personat janë përfshirë në një incident në vijën bregdetare, ku paraprakisht dyshohet se janë marrë nga dallgët e forta të detit.

Paraprakisht, raportohet se dy prej tyre dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë transportuar në gjendje të rëndë.  Megjithatë, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa bilanci i ngjarjes mbetet ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ekipet e emergjencës dhe shërbimet e kërkim-shpëtimit, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme.

Ndërkohë, pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe për të konfirmuar bilancin e saj.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...