I shumëkërkuari i Korçës u pa një ditë më parë dhe policia organizoi operacionin, dyshohet se u nënvlerësua rrezikshmëria e tij

Date:

Share post:

Në vijim të hetimeve dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes së rëndë në Korçë, dalin në dritë detaje të reja mbi lëvizjet e të dyshuarit dhe mënyrën e organizimit të operacionit policor.

Autori i dyshuar Violand Braçellari, sipas burimeve policore, qe parë një ditë më parë në fshatin Boden, ku lëvizte lirshëm në zonë. Pas marrjes së informacionit, forcat e rendit kanë organizuar sot operacionin për kapjen e tij, duke u nisur nga të dhënat se ai ishte zhvendosur në një stan në zonë, ku mbante edhe bagëtitë dhe qëndronte bashkë me nënën e tij.

Burimet bëjnë me dije se i dyshuari, i konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe me precedentë të mëparshëm, ka arritur t’u shpëtojë disa operacioneve të RENEA-s gjatë viteve të fundit. Megjithatë, sipas të njëjtave burime, në këtë rast rrezikshmëria e tij nuk është vlerësuar në mënyrën e duhur nga strukturat vendore të Policisë së Korçës.

Paraprakisht mësohet se në ndërhyrjen e sotme kanë marrë pjesë vetëm 6 efektivë të forcave “Shqiponja”, një numër i kufizuar për një person të konsideruar të armatosur dhe të rrezikshëm.

Gjatë operacionit, situata ka dalë jashtë kontrollit, duke çuar në përplasjen fatale me armë zjarri, ku mbeti i vrarë një efektiv policie dhe u plagos një tjetër, ndërsa edhe autori i dyshuar u neutralizua dhe u arrestua pas shkëmbimit të zjarrit.

Autoritetet po hetojnë jo vetëm dinamikën e ngjarjes, por edhe planifikimin e operacionit dhe vlerësimin e rrezikut përpara ndërhyrjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...