Shpërthim në Lezhë, lënda plasëse u vendos në derën e një banese

Date:

Share post:

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune fshatin Rrile, në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, një sasi lënde plasëse është vendosur në derën e një banese dykatëshe që deklarohet të jetë në pronësi të shtetasit Mirash Mirashi.

Në momentin e shpërthimit, brenda banesës ndodheshin bashkëshortët, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në banesë, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...