Zhgënjen kombëtarja në miqësoret

Date:

Share post:

Rolando Maran e nis dramë me kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë janë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 nga Luksemburgu në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, duke regjistruar humbjen e dytë radhazi pas disfatës me të njëjtin rezultat ndaj Izraelit të luajtur pak ditë më parë në kryeqytet.

Kuqezinjtë e nisën mirë takimin dhe krijuan rastin e parë të rrezikshëm që në minutën e katërt, kur Qazim Laçi provoi me një goditje nga kufijtë e zonës, por topi përfundoi jashtë, fare pranë shtyllës. Tre minuta më vonë, Nedim Bajrami depërtoi nga krahu i djathtë dhe pasoi në zonë për Laçin, i cili nuk arriti të devijonte topin drejt rrjetës.

Megjithatë, në minutën e tetë erdhi edhe goditja për Shqipërinë. Dardari kaloi mbrojtjen shqiptare në krah dhe shërbeu në qendër për Sinanin, i cili përfitoi dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Luksemburgut.

Pas golit të pësuar, kuqezinjtë u përpoqën të reagonin. Në minutën e 19-të, Kristjan Asllani provoi me një goditje të fortë nga distanca, por portieri mik priti pa probleme. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Luksemburgut, ndërsa Shqipëria nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara.

Edhe në fraksionin e dytë, skuadra shqiptare kërkoi golin e barazimit. Në minutën e 51-të, Arlind Ajeti lëshoi një pasim interesant për Myrto Uzunin, i cili tentoi portën, por aksioni u anulua për pozicion jashtë loje. Një minutë më vonë, Luksemburgu rrezikoi nga goditja e dënimit me Karlsonin, por pa gjetur kuadratin.

Asllani provoi sërish në minutën e 57-të me një tentativë ambicioze nga gjysmëfusha, duke parë portierin kundërshtar të avancuar, por topi nuk gjeti portën. Në anën tjetër, Sinani ishte pranë golit të dytë në minutën e 62-të, por Thomas Strakosha Sherri reagoi saktë për të mbajtur Shqipërinë në lojë.

Në minutat e fundit, kuqezinjtë ushtruan më shumë presion. Taulant Seferi pati dy raste me kokë pas harkimeve në zonë, por fillimisht gjeti portierin e më pas nuk arriti të drejtonte topin në kuadrat. Ndërkohë, në minutën e 73-të, V. Til provoi me një goditje të rrezikshme nga krahu i djathtë, por Sherri ndërhyri saktë duke devijuar në goditje nga këndi.

Pavarësisht përpjekjeve deri në fund, Shqipëria nuk arriti të ndryshonte rezultatin dhe u largua nga fusha me një tjetër humbje minimale 0-1, duke lënë ende shumë pikëpyetje përpara angazhimeve të ardhshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Fushë-Prezë/35-vjeçari me makinë përplas për vdekje këmbësorin 58-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë-Prezë, Tiranë,...

Vrasja e biznesmenit në Sarandë, arrestohen në Greqi Lulzim Tabaku dhe Idriz Çelo

Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit 66-vjeçar Rexhep Ismaili, ngjarje e ndodhur më 7...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 22-vjeçari; shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në Tiranë, ku një i ri ka mbetur i plagosur...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: “Goditen investimet dhe punësimi”

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së...