Rrëshqitja e dherave në Kodër Currila, Nesër nis ndërhyrja e specializuar

Date:

Share post:

Pas alarmit të shkaktuar nga rrëshqitja e dherave në lagjen nr. 1 të Currilave në Durrës, autoritetet bëjnë me dije se situata aktualisht paraqitet e stabilizuar dhe nuk raportohet për rrezik të menjëhershëm për banorët apo kalimtarët.

Sipas burimeve nga Emergjencat Civile të Prefekturës së Qarkut Durrës, zona do të vijojë të jetë e rrethuar dhe nën monitorim të vazhdueshëm. Është vendosur një perimetër sigurie për të shmangur çdo incident të mundshëm, pasi terreni kodrinor paraqet paqëndrueshmëri.

Gjatë ditës së nesërme, të hënën më 8 qershor, pritet ndërhyrja e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me ekspertë të Institutit të Ndërtimit dhe të Gjeologjisë, të cilët do të angazhohen në largimin e dherave dhe pishave të dëmtuara nga rrëshqitja.

Vetëm pas përfundimit të kësaj faze do të kryhet një vlerësim i plotë i terrenit, i cili do të shërbejë për përcaktimin e masave konkrete që do të merren për trajtimin dhe stabilizimin afatgjatë të zonës.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Banorët e Rrjollit shembin gardhin e Bashkim Ulajt; tensione dhe përplasje

Me qindra banorë të Rrjollit, të mbështetur edhe nga qytetarë të zonave të tjera, nën thirrjet ‘Rama n’burg,...

Nafta dhe benzina me çmime të reja sot nga ora 14:00

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat hyjnë...

As bora, as jeta, nuk përballohen vetëm. Kërko ndihmë!

Tek ne, kur një punë është shumë e madhe për një njeri, zakonisht kemi vetëm dy zgjidhje. Ose...

Dyshohet se u dhunua nga policia greke 13 ditë më parë, 29-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29 vjeçar me dëmtime në trup. Sipas...