Monitorim inteligjent në rrugët e Durrësit, mbi 11 mijë gjoba dhe 25 shoferë në pranga

Date:

Share post:

Pas aksidentit tragjik në fillim të muajit të kaluar ku humbën jetën dy fëmijë, Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet në akset kryesore rrugore dhe në pikat hyrëse e dalëse të qytetit, duke përdorur pajisje inteligjente monitorimi me synim parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin më efikas të trafikut.

Bilanci i muajit të fundit tregon një angazhim të shtuar të strukturave të qarkullimit rrugor, ku për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor janë arrestuar ose proceduar penalisht 29 shtetas, ndërsa janë vendosur gjithsej 11.373 masa administrative.

Sipas të dhënave të Policisë, një nga prioritetet kryesore të kontrolleve ka qenë evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit, një ndër shkaqet më të zakonshme të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda. Vetëm gjatë muajit maj, 25 drejtues mjetesh u arrestuan për këtë shkelje.

Kontrollet në terren kanë evidentuar edhe një numër të lartë shkeljesh të tjera të rregullave të qarkullimit. Konkretisht, janë vendosur 2.581 masa për ndalim, pushim ose qëndrim të gabuar të mjeteve, 197 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 305 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 75 për përdorim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Po ashtu, Policia ka ndëshkuar 115 drejtues për përdorim të pijeve alkoolike, 190 për parakalime të gabuara, 94 për mosrespektim të këmbësorëve dhe 864 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Shifra më e lartë e masave administrative lidhet me tejkalimin e normave të lejuara të shpejtësisë, ku gjatë muajit janë vendosur 6.952 gjoba.

Policia Rrugore Durrës apelon ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, duke theksuar se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët dhe se zbatimi i ligjit mbetet një faktor kyç për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Banorët e Rrjollit shembin gardhin e Bashkim Ulajt; tensione dhe përplasje

Me qindra banorë të Rrjollit, të mbështetur edhe nga qytetarë të zonave të tjera, nën thirrjet ‘Rama n’burg,...

Nafta dhe benzina me çmime të reja sot nga ora 14:00

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat hyjnë...

As bora, as jeta, nuk përballohen vetëm. Kërko ndihmë!

Tek ne, kur një punë është shumë e madhe për një njeri, zakonisht kemi vetëm dy zgjidhje. Ose...

Dyshohet se u dhunua nga policia greke 13 ditë më parë, 29-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29 vjeçar me dëmtime në trup. Sipas...