Moment historik në Barcelonë/ Papa Leo XIV përuron Kullën e Krishtit në Sagrada Família

Date:

Share post:

Barcelona po përgatitet të përjetojë një ditë që do të hyjë në histori. Sot, më 10 qershor 2026, saktësisht 100 vjet pas vdekjes së Antoni Gaudít, Sagrada Família do të bëhet skena e një prej ngjarjeve më të rëndësishme që nga nisja e ndërtimit të saj. Bekimi dhe përurimi i Kullës së Jezu Krishtit, zemra simbolike e kryeveprës së arkitektit katalanas.

Ceremonia do të drejtohet nga Papa Leo XIV dhe do të shënojë kulmin e “Vitit Gaudí”, programit përkujtimor të organizuar për nder të trashëgimisë së njeriut që ndryshoi përgjithmonë historinë e arkitekturës.

SPAIN – OCTOBER 01: Illustration in Barcelona, Spain on October, 1991 – Eusebi Guell, the main patron of architect Antoni Gaudi (Photo by Raphael GAILLARDE/Gamma-Rapho via Getty Images)

Dita do të nisë me vendosjen e luleve pranë varrit të Gaudít në kriptën e Bazilikës. Më pas do të mbahet një meshë solemne, e ndjekur nga bekimi dhe përurimi zyrtar i Kullës së Jezu Krishtit, e cila tashmë është bërë pika më e lartë dhe më simbolike e Sagrada Família-s.

Përfundimi i kullës përfaqëson një moment historik në ndërtimin e monumentit që ka zgjatur më shumë se një shekull. Punimet nisën në vitin 2018 dhe arritën fazën përfundimtare në shkurt 2026, me vendosjen e pjesës së fundit të kryqit monumental. Me lartësinë prej 172.5 metrash, Sagrada Família është tashmë kisha më e lartë në botë.

Ngjarja do të kulmojë me një spektakël të veçantë ndriçimi mbi kullën dhe qiellin e Barcelonës, si një homazh vizual për vizionin dhe krijimtarinë e Antoni Gaudí-t. Një shekull pas vdekjes së tij, arkitekti katalanas vazhdon të frymëzojë botën me një trashëgimi që bashkon artin, besimin dhe natyrën në një mënyrë të pakrahasueshme.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

Banorët e Rrjollit shembin gardhin e Bashkim Ulajt; tensione dhe përplasje

Me qindra banorë të Rrjollit, të mbështetur edhe nga qytetarë të zonave të tjera, nën thirrjet ‘Rama n’burg,...

Nafta dhe benzina me çmime të reja sot nga ora 14:00

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat hyjnë...

As bora, as jeta, nuk përballohen vetëm. Kërko ndihmë!

Tek ne, kur një punë është shumë e madhe për një njeri, zakonisht kemi vetëm dy zgjidhje. Ose...

Dyshohet se u dhunua nga policia greke 13 ditë më parë, 29-vjeçari paraqitet në spitalin e Korçës me dëmtime në trup

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës është paraqitur një 29 vjeçar me dëmtime në trup. Sipas...