Alarmi i adoleshentëve që largohen nga shtëpia, “zhduket” një 16-vjeçar në Tiranë

Date:

Share post:

Rastet e largimit të adoleshentëve nga banesa vijojnë të mbeten një fenomen shqetësues për familjet dhe autoritetet, duke ngritur pikëpyetje mbi sfidat që përjetojnë të rinjtë në këtë moshë.

Një tjetër rast është raportuar në Tiranë, ku një nënë ka kallëzuar në polici zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar. Sipas informacionit paraprak, denoncimi është bërë më 14 qershor 2026, ndërsa e ëma ka deklaruar se djali ishte larguar nga banesa një ditë më parë, më 13 qershor.

Pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturit, ndërsa po punohet edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të largimit të tij.

Ekspertët e fushës, psikologët vlerësojnë se largimet nga shtëpia në moshën e adoleshencës mund të lidhen me konflikte familjare, probleme emocionale, ndikimin e rrjeteve sociale apo dëshirën për pavarësi, ndaj raste të tilla kërkojnë reagim të shpejtë si nga familjarët ashtu edhe nga institucionet.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë punën për gjetjen e 16-vjeçarit dhe kthimin e tij pranë familjes.

©ZëriOnline

spot_img

Artikuj të lidhur

E rëndë në Dibër/ Shtylla bie mbi elektricistin gjatë punës, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës. Ngjarja ka ndodhur...

Nga dogana tek supermarketi: Rrugëtimi misterioz i çmimeve në Shqipëri!

Nga Irena Beqiraj Në Shqipëri, kur çmimet rriten, shpjegimi është pothuajse gjithmonë gati "fajin e ka importi". Lufta, krizat...

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...